Kthimet dhe ndërrimet
Kthimet dhe ndërrimet
14 ditë për të ndryshuar mendje. Për blerjet online keni të drejtë ta ktheni produktin brenda 14 ditëve nga dita që e merrni, pa dhënë arsye.
Kushtet
- Produkti duhet të jetë i papërdorur, me etiketat dhe paketimin origjinal.
- Mbrojtëset e gojës dhe fashat nuk kthehen pasi janë hapur nga paketimi, për arsye higjiene.
- Dërgesa e kthimit paguhet nga klienti, përveç rasteve kur produkti ka defekt ose kemi dërguar produkt të gabuar.
Ndërrimi i masës
Nëse masa nuk ju përshtatet, e ndërrojmë me një masë tjetër, kur ka gjendje.
Rimbursimi
Pasi ta marrim dhe ta kontrollojmë produktin, ju kthejmë paranë me të njëjtën mënyrë pagese, brenda 14 ditëve.
Si ta nisni kthimin
Na telefononi ose na shkruani në 069 604 5889, me numërin e porosisë.